Incidenti: Garda nuk e njohu Zegjinenë, i kërkoi dokument identifikimi
Shfaqja e Zegjinesë me look të ri, pothuajse pa asnjë ngjasim me Zegjinenë që njohim, ka shkaktuar befasi, por edhe një incident.
Pas tërheqjes së vëmendjes së gazetarëve, Zegjineja u ndalua nga garda në derën e Kuvendit, ku iu kërkua të identifikohej.
Pavarësisht këmbënguljes së saj se ishte deputetja Zegjine, Garda e shihte me mosbesim, duke dyshuar për agjente të infiltruar.
Edhe kur Zegjineja paraqiti dokumentin e identifikimit, gardisti shikonte me dyshim herë foton e Zegjinesë në dokument dhe herë fytyrën e saj.
Ky veprim mësohet se e ka nervozuar Zegjinenë, e cila ka paralajmëruar gardistin për pasoja.
Më pas, Zegjinea u shfaq në sallën e Kuvendit, duke befasuar kolegët e saj.(Prapaskena)