23 Shtator, 2026

Ilir Butka i përgjigjet Mevlan Shanajt me ofendime: Shpif e gënjen si i rrjedhur, dorëzo lekët o fytyrë b***ë

 Ilir Butka i përgjigjet Mevlan Shanajt me ofendime: Shpif e gënjen si i rrjedhur, dorëzo lekët o fytyrë b***ë

“Saga”e përplasjes Ilir Butka-Mevlan Shanaj vijon ende. Teksa ka qenë drejtori i Festivalit të Filmit, Ilir Butka ai i cili ra replikuar pas reagimit të fundit të Shanajt. Përmes një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social “Facebook”, Ilir Butka, ka deklaruar se do t’u përgjigjet të gjitha provokimeve duke publikuar statistikat dhe sukseset e punës së tij, në vend të replikave me fjalë të kota.

Butka në shkrimin e tij nuk e përmend emrin e Shanajt, por replika dukshëm i drejtohet atij. Në nisje të statusit ai e quan “profet i pishinave”, kjo sepse djali i tij, por edhe ai vetë disa intervista i kanë dhënë nga pishina.  Më tej Butka e akuzon Shanajn se ka një kërkim të dëshpëruar për protagonizëm dhe “like” në Facebook, gje e cila sipas tij tregon një “boshllëk shpirtëror alarmant”.

“Mund të shkruash, të bësh një jetë aktive sociale, qoftë edhe në të ashtuquajturat rrjete sociale (që vetëm sociale nuk janë). Por të masturbohesh çdo ditë e çdo orë në ‘Fytyrëlibër’, duke e bërë fytyrën si bythë siç bën dikush, unë nuk e kuptoj dhe refuzoj ta kuptoj. Duhet të ketë një limit për keqpërdorimin e vetvetes në përpjekjen e dëshpëruar për protagonizëm.

Është kaq dekonstruktive rruga që ky personazh ka zgjedhur për të vërtetuar ekzistencën e tij, sa më bën të preokupohem për të. Të kërkosh famën e like-ve në Facebook me një kosto kaq të lartë është tregues i një boshllëku shpirtëror alarmant.”, shkruan ai ndër të tjera.

Sipas Butkës, ai shfaq harbutëri dhe arrogancë jo vetëm ndaj tij, por ndaj të gjithë kolegëve dhe mjedisit që e rrethon, duke bërë një çbërje të personalitetit të vet publik: “Ky zotëri, sigurisht, harbutërinë, arrogancën dhe prepotencën nuk e ka privilegj vetëm për mua. Ai ofendon pa e kuptuar këdo që e rrethon, me sjelljen, qëndrimin dhe fjalët e lëshuara pa doganë. Nuk shpjegohen ndryshe reagimet e njerëzve, të njohurve të përbashkët e kolegëve, që më takojnë dhe shprehin të indinjuar, pa ua kërkuar fare, refuzimin e asaj që ai bën dhe thotë në çdo shkrim.”

E në përfundim të shkrimit të tij Ili Butka, zbulon atë që ai e konsideron si qëllimin e vërtet të sulmeve, që sipas tij ësjhtë një përpjekeje për të intimiduar QKK-në, me qëllim që të mos kërkohet mbrapsht financimi i marrë për një dokumentar të papërfunduar.

“E gjithë përpjekja e tij e mjerë është një performancë intimiduese ndaj QKK-së për të mos i kërkuar mbrapsht financimin që ka përfituar për të realizuar dokumentarin. E megjithatë, nuk ka gjë që e shpëton nga detyrimi për të dorëzuar ose filmin, ose lekët”, përfundon ai.

Reagimi i plotë:

«Profetit të pishinave» do t’i përgjigjem për çdo provokim, pasi do të jetë për mua një mundësi ideale për të risjellë suksesin e një pune të madhe që ndoshta nuk është promovuar mjaftueshëm në rrjetet sociale. Me statistika, jo me llafe. Unë do të publikoj punën time, ndërsa i fandaksuri le të publikojë pordhët.

Me gjithë piskamat prej magjistrice, ububu e obobo që lëshuan, festivali u frekuentua nga mijëra njerëz, kineastë, aktorë dhe spektatorë, duke i lënë në vetëizolim ata pak që e anatemuan.

Reagimet e para filluan me faktin që në këtë edicion merrnin pjesë kineastë me më shumë se një film. U ka djegur shumë ky fakt. Po, mor po, kishte nga ata që kishin bërë edhe 2, 3 apo 4 filma të gjatë në këto vite, sepse njerëzit nuk kanë ritmin tuaj, që ju deshën dekada për të realizuar të vetmin film të gjatë. Kanë kaluar 14 vjet nga filmi i fundit dhe asgjë në horizont; 8 vjet nga financimi i dokumentarit dhe asgjë nuk të bën të mendosh që mund të kemi fatin ta shohim të mbaruar në vitet që na kanë mbetur. Shkrimet, sado të inspiruara në Facebook, nuk janë skenarë, aq më tepër filma.

Jeta matet jo me vite, por me atë që njeriu krijon gjatë saj. Nuk është e domosdoshme të bësh gjëra të mëdha; mund të bësh edhe një jetë modeste të fokusuar tek ekzistenca personale, fëmijët, familja, të afërmit e miqtë. Mund të shkruash, të bësh një jetë aktive sociale, qoftë edhe në të ashtuquajturat rrjete sociale (që vetëm sociale nuk janë). Por të masturbohesh çdo ditë e çdo orë në ‘Fytyrëlibër’, duke e bërë fytyrën si bythë siç bën dikush, unë nuk e kuptoj dhe refuzoj ta kuptoj. Duhet të ketë një limit për keqpërdorimin e vetvetes në përpjekjen e dëshpëruar për protagonizëm.

Është kaq dekonstruktive rruga që ky personazh ka zgjedhur për të vërtetuar ekzistencën e tij, sa më bën të preokupohem për të. Të kërkosh famën e like-ve në Facebook me një kosto kaq të lartë është tregues i një boshllëku shpirtëror alarmant. E gjithë energjia e tij, i gjithë intelekti, i gjithë sforcimi për të gjetur argumentet dhe stilin arrin maksimumin dhe mbetet aty: në një status Facebook-u. Po të kishte një konkurs në FB për performancën më preokupuese, edhe mund të kishte ndonjë shpresë, por fatkeqësisht numri i pëlqimeve në publikimet e tij është demoralizues. Nëse numri i shikimeve e mban ndezur zjarrin e angazhimit, numri i pakët i pëlqimeve në raport me to tregon mosdakordësi.

Nëse qëllimi është të përbaltësh dikë pavarësisht konsensusit në publik, le të vazhdojë i qetë procesin e pakthyeshëm të vetëshkatërrimit, ndonëse jam i vetëdijshëm se gjatë këtij procesi do të jetë e paevitueshme ndonjë cifël balte nga ajo që ai hedh pa pyetur se kë po ndot.

Ky zotëri, sigurisht, harbutërinë, arrogancën dhe prepotencën nuk e ka privilegj vetëm për mua. Ai ofendon pa e kuptuar këdo që e rrethon, me sjelljen, qëndrimin dhe fjalët e lëshuara pa doganë. Nuk shpjegohen ndryshe reagimet e njerëzve, të njohurve të përbashkët e kolegëve, që më takojnë dhe shprehin të indinjuar, pa ua kërkuar fare, refuzimin e asaj që ai bën dhe thotë në çdo shkrim.

Keqpërdorimi i vetes e kalon limitin personal kur bëhet dhunshëm në një mjedis publik, siç janë rrjetet sociale. Është njësoj sikur dikush të shurrojë, të dhjesë, të vjellë apo t’i performojë të tria së bashku në mes të njerëzve. Janë funksione biologjike këto, të lidhura ngushtë me ekzistencën tonë, por edukata minimale na bën t’ua kursejmë të tjerëve këtë pjesë kaq personale. Performanca e tij obsesive për të ndarë me mjedisin që e rrethon funksionet e tij biologjike fyen edhe frekuentuesin më indiferent e tolerant në rrjetet sociale.

Nëse do të kërkoje diskreditimin publik të dikujt, edhe fantazia më e shfrenuar nuk mund të arrinte në një çbërje personaliteti dhe vetëshkatërrim imazhi pa kthim si këto që tashmë kemi parë në rastin e këtij personi.

Angazhimi i përditshëm obsesiv me të njëjtin argument për një kohë pafundësisht të gjatë nuk flet për një aktivitet sporadik e të paangazhuar, siç është e natyrshme në platforma të tilla. Është alarmante nga pikëpamja e shëndetit mendor për këdo që jep të tilla sinjale — që në fakt janë klithma për ndihmë. A ka njerëz të afërt apo miq që i duan të mirën? E vë në dyshim. Ndryshe do t’i kishin qëndruar pranë në këto momente aspak të lehta për të.

«Nga shtatë miliardë banorët që ka planeti, ka një numër të pashmangshëm idiotësh, shumë prej të cilëve janë mësuar t’ua komunikojnë përçartjen e tyre miqve apo të afërmve në bar, kështu që opinionet e tyre janë të kufizuara në një rreth të caktuar. Një numër domethënës i këtyre njerëzve tashmë mund t’i shprehin mendimet e tyre në rrjetet sociale. Prandaj opinione të tilla mbërrijnë në audienca të mëdha dhe shkrihen bashkë me shumë opinione të tjera që shprehin njerëz të arsyeshëm.» Thotë Umberto Eco, duke iu referuar rrjeteve sociale

Profeti i pishinave, me gishtin tregues përpjetë, jep rekomandime për moralin, politikën, diplomacinë, administrimin, besimin dhe kinematografinë. Shpif e gënjen me papërgjegjshmërinë e një të rrjedhuri për gjëra që nuk i di e nuk i kupton.

‘Fytyrëlibri’ nuk është punë dhe të shkruash çdo ditë në të në kërkim të like-ve nuk është një impenjim serioz. Aq më tepër kur shkruhet seriozisht dhe me obsesion. E gjithë përpjekja e tij e mjerë është një performancë intimiduese ndaj QKK-së për të mos i kërkuar mbrapsht financimin që ka përfituar për të realizuar dokumentarin. E megjithatë, nuk ka gjë që e shpëton nga detyrimi për të dorëzuar ose filmin, ose lekët.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *