“I ke lënë socialistët tepelenas rrugëve” – Debat i ashpër mes Tërmet Peçit e Mirela Kumbaros
Në mbledhjen e fundit të zhvilluar me deputetët dhe kryebashkiakët e Qarkut të Gjirokastrës, ka patur një përplasje të ashpër mes deputetit Tërmet Peçi dhe drejtueses politike të Qarkut, Mirela Kumbaro.
Peçi është ankuar shpesh herë se socialistët tepelenas kanë mbetur rrugëve dhe nuk futen në punë.
Kujtojmë që Peçi dhe Kumbaro prej kohësh janë në një luftë të hapur me njëri-tjetrin, që kur ish-kryebashkiaku vendosi të kandidojë për deputet.
Kumbaro u përpoq t’i vinte shkopin nën rrota gjatë fushatës, pasi nuk do që Peçi të fuqizohet, sepse do të rrezikonte pushtetin e saj në Qark.
Ndaj dhe e ka luftuar prej kohësh atë, duke hequr nga puna dhe disa njerëz të rëndësishëm të tij.