I dërgonte video të turpshme gruas së tij në telefon, 58-vjeçari denoncon të riun!
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Skrapar.
Policia e Beratit njoftoi sot (1 prill) se ka proceduar penalisht një 22-vjeçar, që akuzohet se i ka dërguar filmime të turpshme (intime) në aplikacionin WhatsApp një gruaje nga zona e tij.
Denoncimi është bërë nga bashkëshorti 58-vjeçar i gruas që iu dërguan pamjet me përmbajtje të forta seksuale.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Skrapar referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin L. H., 22 vjeç, banues në fshatin Rromas, Skrapar, pasi ka kallëzuar një 58-vjeçar, se 22-vjeçari i ka dërguar bashkëshortes së tij, nëpërmjet aplikacionit WhatsApp, materiale filmike të turpshme”, bëri me dije zyrtarisht policia vendore.