27 Korrik, 2026

I dënuar për trafikim minorenësh dhe përdhunim, 50-vjeçari që u plagos me armë zjarri në Sarandë është babai i të riut që dhunoi policin

 I dënuar për trafikim minorenësh dhe përdhunim, 50-vjeçari që u plagos me armë zjarri në Sarandë është babai i të riut që dhunoi policin

Detaje të reja kanë dalë nga të shtënat me armë zjarri që u regjistruan mbrëmjen e sotme në lagjen nr. 4 të Sarandës.

50-vjeçari Thimjo Rubati është transportuar me urgjencë në Spitalin e Sarandës, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe po i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Atentati ka ndodhur vetëm pak metra larg vendit ku një natë më parë u dhunua oficeri i Policisë Mihal Velço.

Për këtë ngjarje atë ngjarje dyshohet se janë përfshirë djali i Thimjo Rubatit dhe dy persona të tjerë, të tre me precedentë penalë.

Thimjo Rubati nuk është një emër i panjohur për autoritetet shqiptare.

Sipas të dhënave, në vitin 2022 u bë e ditur se ai ishte dënuar në vitin 2002 për trafikim të të miturve dhe përdhunim.

Po ashtu, Rubati rezulton i skeduar nga autoritetet edhe për armëmbajtje pa leje, kontrabandë dhe trafikim të mjeteve motorike.

Ndërkohë, Policia e Shtetit ka blinduar hyrjet dhe daljet e qytetit të Sarandës dhe po zhvillon kontrolle për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve të ngjarjes.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *