Historia tronditëse nga Gjirokastra – Apeli i nënës së 7 fëmijëve: S’kemi bukë të hamë, flejmë 9 vetë në një dhomë
Një mesazh prekës ka mbërritur në redaksinë e InfoPress Albania, nga një nënë nga Gjirokastra, e cila kërkon ndihmë për familjen e saj.
Sipas mesazhit, gruaja është nënë e shtatë fëmijëve, të moshave nga 1 deri në 17 vjeç. Ajo thotë se familja jeton me qira në një banesë ku kanë vetëm një dhomë dhe se, së bashku me bashkëshortin dhe fëmijët, janë 9 persona.
Nëna shkruan se paguajnë 200 mijë lekë të vjetra qira dhe se familja merr ndihmë sociale, e cila, sipas saj, përdoret për të paguar qiranë, ujin dhe energjinë elektrike. Ajo shprehet se pas këtyre shpenzimeve, familjes i mbeten shumë pak mundësi për ushqime dhe nevojat e fëmijëve.
Në mesazhin drejtuar redaksisë, ajo kërkon ndihmë për ushqime, bebelina dhe ilaçe, ndërsa thotë se aktualisht të gjithë familjarët janë të sëmurë me virozë. Sipas saj, bashkëshorti është i papunë për shkak të problemeve shëndetësore.
“Ju lutem shumë, na ndihmoni sado pak, nëse keni mundësi, ose postojeni për ndihmë”, shkruan ajo në mesazhin që ka mbërritur në redaksi.
Mesazhi i plotë i mbërritur në redaksi:
“Pershendetje jam nje nene nga gjirokastra jam me 7 femije te moshes 17 16 14 12 9 3 1 vjec kam ne nje banes me qira nje dhom flejm 9 veta 200 mije lek te vjetra marrem ndim socjale dhe me ato poguaj uje drita qira dhe me meten femijet pa buk bebelina ilace jemi te gjith me virus per momentin burrin e kam pa pune se eshte I semur ju lutem shum na ndimoni sado pak nese keni mundsi ose postojen per ndime num I tel 0684081773 uecap”