24 Gusht, 2026

Historia tronditëse dhe fatkeqe e dy yjeve të Hollivudit, në kulmin e tyre të shkëlqimit

 Historia tronditëse dhe fatkeqe e dy yjeve të Hollivudit, në kulmin e tyre të shkëlqimit

Një histori dashurie zemërthyese dhe fatkeqe…

E tillë është historia që lidhi për dy vjet, Meryl Streep dhe John Cazale, në fund të viteve 1970.

John Cazale lindi më 12 gusht 1935, në Nju Jork, në një familje italo-amerikane.

Gjithmonë i apasionuar pas aktrimit, pas disa shfaqjeve skenike, ai fitoi rolin për të cilin do të mbahej mend për vite me radhë: në “Kumbari” të Francis Ford Coppolas, ku Cazale luajti Fredo Corleonen, vëllain më të madh të Michael Corleones, luajtur nga Al Pacino.

Në vitin 1976, ai takoi gruan që do ta dashuronte për të gjithë jetën, një grua që u dashurua me të me shikim të parë:

Meryl Streep.

Ndjenja rezultoi e ndërsjellë dhe të dy aktorët shpejt u bënë një çift thellësisht i dashuruar, së bashku u zhvendosën të jetonin në një papafingo në Manhattan.

Por papritur, ndodhi diçka që e shkatërron atë idil të mrekullueshëm përgjithmonë…

Është maji i vitit 1977, Xhoni është duke luajtur në një rol në teatër, kur papritmas rrëzohet, i mposhtur nga një sëmundje.

Bëhet një konsultë urgjente mjekësore, gjatë së cilës Xhoni dhe Merili mësojnë një të vërtetë të tmerrshme: ai kishte kancer të mushkërive, një lloj i pashërueshëm, terminal.

Një moment dramatik, një nga ato momente që askush nuk dëshiron ta përjetojë…

Xhoni mëson se po vdes dhe Merili duhet të gjejë forcë për të dy.

Edhe pse Xhoni është i sëmurë terminal, Streep përpiqet ta bëjë të jetojë një jetë normale dhe Xhoni i siguron të gjithë për gjendjen e tij, duke thënë se ndihet më mirë, gati për t’u rikthyer në aktrim.

Regjisori Michel Cimino e zgjedh atë në “The Deer Hunter” me Robert De Niron dhe Merili gjithashtu i bashkohet kastit për të qenë pranë partnerit të saj.

Më pas, Merili pranon një rol në serialin televiziv “Holokaust” me qëllimin e vetëm për të paguar faturat mjekësore të Xhonit.

Xhirimet e serialit, të cilat u zhvilluan në Gjermani dhe Austri, zgjatën dy muaj e gjysmë, shumë më tepër sesa i ishte thënë, dhe kur Meryl u kthye, e gjeti Johnin në gjendje kritike.

Çifti më pas u tërhoq nga jeta publike dhe shoqërore për pesë muaj, dhe pothuajse askush nuk pa ose dëgjoi për to.

Situata nuk ishte më e mira, dhe sado që u përpoq të gjente forcë për të dy, Meryl e dinte se momenti i vdekjes po afrohej.

Erdhi nata e 13 marsit 1978.

John ndërroi jetë në orën 3:00 të mëngjesit në moshën 42 vjeçare, dhe fjalët e tij të fundit ishin për gruan që kishte qenë pranë tij, që nga fillimi i atij makthi:

“Gjithçka është në rregull, Meryl. Gjithçka është në rregull.”

Kështu, me trishtim dhe dhimbshmëri, përfundon historia prekëse e dashurisë së John Cazale dhe Meryl Streep. (Fatmir Shqarri)

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *