14 Korrik, 2026

Historia frymëzuese: 65-vjeçari nga Tepelena, që e bën me vrap deri në Kakavijë (edhe pse piku i vapës)

 Historia frymëzuese: 65-vjeçari nga Tepelena, që e bën me vrap deri në Kakavijë (edhe pse piku i vapës)

Vapa për shumicën është një arsye për të qëndruar në hije, por për Ferdinand Varfin është një sfidë që duhet përballuar.

Në ditët kur temperaturat kanë prekur vlera ekstreme, 65-vjeçari nga fshati Dukaj i Tepelenës ka zgjedhur të vrapojë nga Tepelena drejt pikës kufitare të Kakavijës.

I apasionuar pas sportit dhe aktivitetit fizik, ai thotë se nuk është hera e parë që ndërmerr nisma të tilla.

Për të, vrapi është një mënyrë jetese, një sfidë me vetveten dhe një mesazh se kujdesi për shëndetin nuk njeh moshë.

I udhëhequr nga pasioni për sportin, ai synon të përcjellë mesazhin se aktiviteti fizik dhe vullneti nuk njohin moshë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *