11 Shtator, 2026

Historia e fshehtë e dashurisë, e aktores me origjinë shqiptare Irena Papas me Marlon Brando

 Historia e fshehtë e dashurisë, e aktores me origjinë shqiptare Irena Papas me Marlon Brando

Pas vdekjes së Marlon Brando-s, aktorja Irene Papas zbuloi se kishte pasur një lidhje të gjatë dhe të fshehtë dashurie me aktorin amerikan, të cilin e përshkroi si “pasioni i madh i jetës sime”.

Në 2014 ajo i tha një intervistuesi të gazetës italiane “Corriere della Sera” se, që atëherë nuk kishte dashur kurrë një burrë siç e donte Marlon-in.

“Ai ishte pasioni i madh i jetës sime, absolutisht burri për të cilin kujdesesha më shumë dhe gjithashtu ai që vlerësoja më shumë, dy gjëra që në përgjithësi janë të vështira për t’u pajtuar”, th ajo.

Çifti u takua për herë të parë në vitin 1954 në Romë. Atëherë 24 vjeç, Irene udhëtoi për në Romë, ku bëri hapat e saj të parë në kinema.

Në atë kohë, Marlon Brando ishte 30 vjeç dhe i kërkuar nga regjisorët dhe producentët e Hollivudit.

Aktori amerikan ishte i magjepsur nga bukuria dhe temperamenti mesdhetar i gruas greke. Të dy jetuan një marrëdhënie pasionante, e cila mbeti e fshehur nga media.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *