21 Maj, 2026

Hipokrizia e maskarenjve: E nisin punën si avokatë të qytetit, e mbyllin si ekzekutorë të tij

 Hipokrizia e maskarenjve: E nisin punën si avokatë të qytetit, e mbyllin si ekzekutorë të tij

Nga Ermal Mulosmani

Te Diga e Liqenit, në këmbë të saj, sot po gërmohej një shesh ndërtimi. Një ndërtesë shumëkatëshe po bëhet gati të ndërtohet.

Ok është. Por kurrë nuk do të harroj protestat e Erion Veliajt para Gjykatës kur gjykohej një padi e tij kundër ndërtuesit për kompleksin e Bashkim Ulajt që sot është i banuar.

Jo vetëm që e denoncoi por edhe protestonte para gjykatës ky vigan i demagogjisë. Thua me vete që “u bë ça u bë, tash ky tipi do na mbrojë”…

Ndërsa tani, Bashkia e tij ka dhënë vetë leje për një tjetër ndërtim, po aty.

Kjo është hipokrizia dhe shpërdorimi i hapur i detyrës.

Nëse do të duhej që Erion Veliaj të dënohej për diçka është shkatërrimi i çdo hapësire publike në Tiranë, kthimi i qytetit në një fjetore betoni në të cilin nuk gjen një park lojërash apo oborr ku fëmijët mundet të marrin frymë.

Kjo është hipokrizia e maskarenjve që qeverisisn: E nisin punën si avokatë të qytetit, gjelbërimit, hapësirave dhe e mbyllin si ekzekutorë të pamëshirshëm të tyre!

Mund të jetë një imazh i Kulla CN, bar dhe qiellgërvishtës

Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "Pallatet t... hannel.tv TOP CHANNEL AKTUALITET Pallatet te Liqeni, Veliaj fton qytetaret ne protestë para gjykatës 10/05/2016 00:00 f e Te mërkurën, Gjykata Administrative eApelit e do shqyrtojë padinë e Bashkisë sẽ Tiranës për anulimin lejes për kompleksin e pallateve pranë digës sẽ liqenit artificial. Bashkia kërkoi ndryshimin e trupit gjyqësor, pasi sipas kryetarit Veliaj, në përbërje tij ka afërm ndërtuesve Ae po investojnë në ee"

Mund të jetë një imazh i bar, qiellgërvishtës, mjegull, rrugë dhe re

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *