“Hijet e Spiropalit: Nga pronat dhe paratë publike, tek pasuritë e paluajtshme”
Elisa Spiropali është kthyer në një nga politikanet më të përfolura kohët e fundit, pas përplasjeve publike me Edi Ramën, për shkak të Belinda Ballukut.
Gazetari pranë Qeverisë, Adriatik Doçi, thotë se në fakt, Spiropali nuk është aq e “pafajshme”.
“Hijet e Spiropalit nga pronat dhe paratë publike tek pasuritë e paluajtshme1
Nga do që t’a drejtojë fytyrën, hijet e zonjës Elisa Spiropali zgjaten sa tek pronat publike në Fier, paratë publike, licencat, tenderat brenda rrethit deri tek shit-blerja e pasurive të paluajtshme përmes vëllait, bashkëshorit, kunatës, vjehrrit, prestanomeve të bashkëshortit etj.
Një kartel kompanish mbuluar me hije familjare janë krijuar, kanë xhiruar dhe ndarë para gjatë dhe pas ngjitjes së Elisës në poste publike. Solomon Group, Solomon Construction, Blest Taxi, Fortes Construction, BIOFOOD’S, SALT etj., janë vetëm disa nga hijet e zonjës Spiropali.
Nuk janë thjeshtë përfitime me sfond konflikti interesash, por me hije të theksuara korrupsioni. Herë nën hijen e Skënderbeut dhe herë të Mamicës, zonja Spiropali rezulton se e ka ‘mjelë’ PS-në po aq sa disa shokë të saj partie, sot në burg apo në arrati”, shkruan ai.