Heshtja që vret: Zyrtarët e Gjirokastrës, përballë 15-vjeçarit që humbi jetën
Asnjë reagim zyrtar nuk ka ardhur deri më tani nga kryetari i Bashkisë së Gjirokastrës, Flamur Golemi, apo nga prefektja e qarkut, Albana Hasanaj, lidhur me humbjen tragjike të jetës së të miturit në pishinë.
Po edhe policia Gjirokaster ka dhene informacion te cunguar…
Familja, të afërmit dhe qytetarët prisnin të paktën një mesazh ngushëllimi dhe solidariteti institucional për këtë ngjarje të rëndë. Mungesa e një reagimi publik ka sjellë diskutime dhe kritika në opinionin qytetar.
Nga ana tjetër, ka qytetarë që ngrenë pikëpyetje nëse institucionet po tregohen të rezervuara për shkak të përfshirjes së mundshme të punonjësve apo zyrtarëve lokalë në këtë çështje.
Këto mbeten pretendime që kërkojnë sqarim dhe transparencë nga institucionet përgjegjëse.