14 Korrik, 2026

Heroi që u fut mes flakëve për të shpëtuar fëmijë e pleq, do drejtojë Policinë e Gjirokastrës

 Heroi që u fut mes flakëve për të shpëtuar fëmijë e pleq, do drejtojë Policinë e Gjirokastrës

Kreu i Policisë së Shtetit Skënder Hita ka firmosur një valë ndryshimesh në radhët e drejtuesve të komisariateve dhe strukturave të Policisë së Shtetit në vend.

Lëvizjet përfshijnë disa nga drejtuesit kryesorë të komisariateve, si pjesë e riorganizimit të strukturave policore.

Një nga emërimet që ka tërhequr vëmendje është ai i Agim Trocit, i cili largohet nga drejtimi i Komisariatit të Policisë Delvinë për të marrë detyrën e shefit të Komisariatit të Policisë Gjirokastër.

Troci u bë i njohur pak kohë më parë për aktin e tij heroik gjatë zjarreve në Delvinë, ku duke rrezikuar jetën, arriti të shpëtonte fëmijë dhe të moshuar të mbetur të izoluar nga flakët në fshatin Senicë, ndërsa vetë pësoi djegie gjatë operacionit të shpëtimit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *