21 Tetor, 2026

Hakmarrje nga Rama? Elisa Spiropalit i bllokojnë faqen në Facebook

 Hakmarrje nga Rama? Elisa Spiropalit i bllokojnë faqen në Facebook

Deputetja e PS-së Elisa Spiropali ka njoftuar se i është bllokuar faqja në Facebook.

Ajo shkruan në Instagram se po punon ngushtësisht me kompaninë mëmë të Insgramit, META, për rikthimin e faqes.

Spiropali fton të gjithë ata që duan të komunikojnë me të ta bëjnë në Instagram.

“Të dashur miq

Prej tre ditësh, faqja ime zyrtare në Facebook është e bllokuar. Po punojmë ngushtë me Meta-n që ta rikthejmë sa më shpejt. 

Për të gjithë ju që keni tentuar të më shkruani, deri në njoftimin e radhës, mund të më kontaktoni drejtpërdrejt këtu në Instagram. Faleminderit për mirëkuptimin dhe mbështetjen tuaj”, shkruan ajo.

Faqja e Spiropalit është bllokuar vetëm pak ditë, pas një letre të gjatë drejtuar Edi Ramës, lidhur me situatën e krijuar nga protesta.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *