Hakmarrja e Ramës, Kumbaros dhe Flamur Golemit, me Lazaratin
Nga Armando Rabi
3 VITE PAS INAUGURIMIT, ISH-SHKOLLA E LAZARATIT MBETET ME DRYN NË DERË!
KU JANË MILIONAT DHE KU ËSHTË SPAK?
ME FILLIMIN E VITIT TË RI SHKOLLOR, VAZHDON SKANDALI ME ISH-SHKOLLËN E LAZARATIT:
KU ËSHTË SPAK?
ENDE PAS 3 VITESH NGA INAUGURIMI I EDI RAMËS, MIRELA KUMBAROS DHE FLAMUR GOLEMIT, QENDRA MBETET ME DRYN NË DERË!
Milionat e eurove ku kanë shkuar? Pse SPAK nuk ka nisur ende hetimet për këtë investim?
Me fillimin e vitit të ri shkollor, dua të ndalem pak te fati i ish-shkollës 9-vjeçare të fshatit Lazarat.
Prej vitesh, kjo godinë u promovua me bujë nga kryeministri Edi Rama, ministrja Mirela Kumbaro dhe drejtuesit lokalë, si një projekt që do ta kthente ish-shkollën në një qendër përpunimi të bimëve medicinale, në shërbim të fermerëve të Qarkut Gjirokastër.
U fol për projekte, fonde, partnerë të huaj, zhvillim dhe mbështetje për fermerët.
Por sot, ende pas 3 vitesh nga inaugurimi, çfarë ka mbetur?
Një godinë me dryn në derë!
Një qendër që, sipas denoncimeve dhe asaj që shihet sot, nuk është vënë realisht në funksion për fermerët dhe nuk ka dhënë rezultatet e premtuara me aq shumë propagandë.
Ndërkohë, lindin disa pyetje që kërkojnë përgjigje:
- Sa para janë investuar konkretisht në këtë projekt dhe ku kanë përfunduar ato?
- Çfarë ndodhi me projektin zviceran dhe agjencinë austriake të zhvillimit që u përmendën gjatë promovimit të këtij investimi?
- Pse kjo qendër nuk është vënë në funksion të fermerëve të Qarkut Gjirokastër?
- Kush mban përgjegjësi për fondet e shpenzuara dhe për faktin që godina sot rezulton e mbyllur?
- A janë përdorur fondet sipas projektit dhe a janë realizuar objektivat për të cilat u inaugurua kjo qendër?
Lazarati nuk kishte nevojë për një inaugurim me kamera, fjalime dhe propagandë.
Lazarati kishte nevojë për një projekt që të funksiononte realisht dhe t’u shërbente qytetarëve e fermerëve.
Sot, pas gjithë atij trumpetimi, mbetet një pyetje e madhe:
KU JANË PARATË DHE PSE QENDRA MBETET E MBYLLUR?
Nëse për këtë projekt janë shpenzuar shuma të konsiderueshme nga fondet publike apo fondet e zhvillimit, atëherë institucionet përgjegjëse duhet të japin transparencë të plotë.
A do të ketë një verifikim të plotë të këtij investimi?
A do të kërkohet llogari për fondet, projektin dhe rezultatin që sot shihet në terren?!
Presim.