Haga e pamëshirshme: Hashim Thaçi dënohet me 25 vjet burg (reagon i revoltuar Rama)
Gjykata Speciale ka shpallur fajtor dhe ka dënuar me 25 vite burg ish-kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi, për rolin e tij si ish-drejtues i UÇK.
“Trupi gjykues ju shpall ju Hashim Thaci fajtor për pikën 3, arrestim dhe ndalim të paligjshëm, kundër së paku 385 personave, trajtim mizor si krim lufte kryer kundër së paku 49 personave, torturë si krim lufte kryer kundër së paku 303 personave, dhe vrasje të paligjshme si krim lufte, kryer kundër së paku 96 personave”, thuhet në vendimin e trupit gjykues.
Gjykata Speciale në Hagë ka dënuar me 25 vite burg dhe Jakup Krasniqin.
Ashtu si Thaçi, Krasniqi u shpall fajtor për akuzat: Arrestim të paligjshëm, trajtim mizor si krim lufte, torturë si krim lufte, dhe vrasje të paligjshme si krim lufte.
Gjykata Speciale në Hagë ka dënuar me 18 vite burg dhe Kadri Veselin.
Veseli, njësoj si Thaë e Krasniqi u shpall fajtor për akuzat: Arrestim të paligjshëm, trajtim mizor si krim lufte, torturë si krim lufte, dhe vrasje të paligjshme si krim lufte.
Rexhep Selimi ndërkohë u dënua me 13 vjet burg.
Pas vendimit, ka reaguar kryeministri Edi Rama.
“Marre”, ishte postimi me një fjalë e kryeministrit shqiptar.