31 Tetor, 2026

Habit Dritan Hila: Berisha është yll para këtyre që dalin në protestë dhe kërkojnë revolucion

 Habit Dritan Hila: Berisha është yll para këtyre që dalin në protestë dhe kërkojnë revolucion

Analisti Dritan Hila, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus, u shpreh se përpara “anarkisë së dhunshme” zgjedh më mirë pushtetin dhe opozitën institucionale, madje duke pranuar edhe Sali Berishën.

“Unë nuk hyj te ata që thonë janë bashkë Rama dhe Berisha. Më duhet të tregoj një histori të Indro Montanelit kur i thanë se Andreoti kishte puthur dorën e Toto Rinës.

“Nuk mund ta besoj që buzët e holla të Andreotit kishin puthur dorën e Toto Rinës”.

Po ashtu nuk e imagjinoj se buzët e holla të Berishës kanë puthur dorën e Ramës.

Që do të shkojnë bashkë nuk e imagjinoj. Por, përpara anarkisë së turmave unë pëlqej një pushtet institucional, një opozitë institucionale.

Pse me këta do të jem unë që thonë presim duar dhe këmbë? Berisha është yll para këtyre”- tha Hila.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *