21 Maj, 2026

Habit artisti i njohur: Puthja e Robert Ndrenikës u bë për një vend varri, se këta të lënë pa varr

 Habit artisti i njohur: Puthja e Robert Ndrenikës u bë për një vend varri, se këta të lënë pa varr

Artisti Helidon Haliti, ka një tjetër mendim, për puthjen e famshme të aktorit të madh Robert Ndrenika, ndaj Erion Veliajt.

Ai thotë se ajo puthje është bërë për një varr, pasi këta të hedhin në një vend të humbur.

“A e di për çfarë bëhet lufta?

Se të gjithë i gënjen mëndja.

Lufta bëhet për pozicionin e varrit, jo për shtëpi dhe para.

Babai im është varrosur ngjitur me Moikom Zeqon dhe ne nuk kemi vend ku t’i vendosim lulet.

Ti a e mendon sa është rritur çmimi i atij vendit ku varroset paria?

Pra unë mendoj se ky është një premtim goxha joshës.

Dhe nuk është as një vilë, as një shtëpi, as një rol i radhës, as një fond, as gjëra të tjera.

Dhe kjo unë mendoj se ia vlen, për një puthje në ballë, që të mos varrosesh me bythë”, tha ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *