Gruaja e Bledi Çuçit rrëfen lidhjen e dashurisë me Ramën
Dalina Fico, në një intervistë të dhënë së fundmi, ka folur për lidhjet e saj të dashurisë.
E para, ka qenë ajo me Edi Ramën, të cilin e ka njohur para 36 vitesh dhe u bë e famshme pas fotove nudo që u publikuan mes tyre, në një plazh të Francës.
Pastaj pas ndarjes me Ramën, ajo u lidh me Bledi Çuçin, me të cilin jeton edhe sot.
“Jam njohur para 36 vitesh me një piktor, pastaj pas 18 vitesh me një jurist.
Nuk jam dashuruar asnjëherë me njerëz me poste politike.
Pastaj karriera e tyre është ajo që është, po unë s’kam pasur lidhje apo përfituar nga ata.
Fatkeqësisht, më pas, lidhja ime me këta njerëz ka ndikuar negativisht jo tek unë, për fat të mirë jo tek karriera ime, por tek një imazh i gabuar publik për mua.
Por nuk kam çfarë të bëj.
Unë kam gjithmonë një teori, kush kupton bravo i qoftë, kush nuk kupton nuk është puna ime.
Unë s’bie pre e paragjykimeve që 16 vjeç”, tha ajo. (Thuaje.al)
1 Comment
Ngjarje para shumë vutesh dhe nuk ka arësye të përmendet !