25 Shtator, 2026

Grabitet familja në Krahës të Tepelenës, hajdutët marrin 27 mln lekë (policia hesht)

 Grabitet familja në Krahës të Tepelenës, hajdutët marrin 27 mln lekë (policia hesht)

Një familje i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një vjedhje me thyerje të ndodhur më 3 korrik 2026, në Krahës 1, Lagjja Demaj, Tepelenë.

Sipas familjarëve, ata janë larguar nga banesa rreth orës 08:00 të mëngjesit dhe janë kthyer rreth orës 17:00. Pas kthimit, kanë konstatuar se dyert ishin thyer dhe ambientet e banesës ishin kontrolluar.

Në fotot e dërguara në redaksi shihen dëmtime në dyer, ndërsa brenda banesës dallohen rroba, çanta dhe sende të tjera të shpërndara, si dhe dollapë e sirtarë të hapur.

Sipas familjes, nga banesa janë marrë 27 milionë lekë të vjetra, të cilat, sipas tyre, ishin kursimet e familjes dhe të vëllait.

Familjarët thonë se zona është e veçuar dhe se pranë banesave nuk ka kamera sigurie, çka e vështirëson identifikimin e personave që mund të kenë kryer vjedhjen.

Sipas tyre, policia ka kryer veprimet në vendngjarje dhe u ka bërë me dije se çështja ndodhet tashmë në Prokurorinë e Gjirokastrës.

Megjithatë, familjarët shprehen se deri tani nuk është arrestuar asnjë person në lidhje me ngjarjen.

Ata kërkojnë që hetimet të vijojnë për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të vjedhjes.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *