21 Maj, 2026

Gjykata e Lartë refuzon të rikthejë në detyrë, Erion Ismailin

 Gjykata e Lartë refuzon të rikthejë në detyrë, Erion Ismailin

Gjykata e Lartë ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj Mirlinda Karçanajt, duke hequr “arrestin shtëpiak” ndaj ish-drejtoreshës së AKSHI-t.

Ndaj saj ësht% caktuar masa “detyrim paraqitje”.

Ndërkohë Gjykata ka refuzuar të ndryshojë masën për ish-drejtorin e Policisë së Tiranës, Erion Ismaili.

Ai u pezullua nga detyra në kuadër të një aksioni të SPAK, pas hetimeve që lidhen me procedurat e tenderimit në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).

Ismaili, ashtu si Karçanaj, akuzohen se janë pjesë e grupit kriminal të drejtuar nga Ergys Agasi, i shpallur në kërkim.

Vendimet për Erion Ismailajn dhe Gëzim Hoxhën

Në të njëjtën seancë me Karçanaj, Gjykata e Lartë ka shqyrtuar edhe kërkesat e personave të tjerë të përfshirë në këtë procedim. Ndryshe nga rasti i Karçanajt, për dy rekursuesit e tjerë masat nuk kanë ndryshuar.

Gjykata ka lënë në fuqi masat për Erion Ismailaj (zëvendësdrejtor i Policisë së Tiranës). Mbetet në fuqi masa e pezullimit nga detyra dhe ndalimi i daljes jashtë shtetit. Edhe për Gëzim Hoxhën, (administrator i një kompanie private), mbetet në fuqi masa e sigurimit “Ndalim i daljes jashtë shtetit”.

Vendimi

1. Lënien në fuqi të vendimit nr. 4 (87-2026-50) datë 05.02.2026 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për sa i përket disponimit në lidhje me rekursuesit Erjon Ismaili dhe Gëzim Hoxha.

2. Ndryshimin e vendimit nr. 4 (87-2026-50) datë 05.02.2026 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar në lidhje me rekursuesen Mirlinda Karçanaj.

a. Caktimin e masës së sigurimit “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”, parashikuar nga neni 233 i Kodit të Procedurës Penale, duke u urdhëruar personi nën hetim Mirlinda Karçanaj të mos largohet nga territori i Republikës së Shqipërisë pa autorizimin e gjykatës.

b. Caktimin e masës së sigurimit “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale, duke u urdhëruar personi nën hetim Mirlinda Karçanaj të paraqitet pranë policisë gjyqësore, të martën e parë dhe të tretë të çdo muaji ora 10:00.

3. Ngarkohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me ekzekutimin e këtij vendimi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *