14 Korrik, 2026

Gjirokastra plot me turistë, por ka një problem të madh

 Gjirokastra plot me turistë, por ka një problem të madh

Në këtë sezon vere Gjirokastra po përballet më një rritje të ndjeshme të fluksit të turistëve ndërkohë që kapacitetet hoteliere janë të pamjaftueshme për akomodimin e tyre.

Prej fillimit të vitit Gjirokastra ka mirëpritur rreth 100 mijë turistë por një pjesë e konsiderueshme e tyre nuk kanë mundësi të akomodohen në qytetin e gurtë.

Turistët kryesisht të huaj përgjatë orëve të ditës vizitojnë qytetin e gurtë ndërsa në mbrëmje për shkak të mungesës së bujtinave dhe hoteleve udhëtojnë për t’u akomomoduar në qytetin e Sarandës.

“Një pjesë e madhe e grupeve duke mos pasur mundësi  akomodimi në Gjirokastër  largohen drejt Sarandës, në qytetin tonë çdo ditë pas orës 11.00 ka një numër shumë të lartë vizitorësh janë pothuajse të mbushura kalldrëmet dhe pikat turistike të Gjirokastrës, të cilat janë të vizitueshme kalaja, muzetë  dhe pastaj në mbrëmje ka një  zbehje të kësaj  sepse janë vetëm ata që akomodohen nëpër hotele”, thotw Maksim Hoxha, kryetar i Dhomës së Tregtisë, Gjirokastër.

Problematikë në këtë periudhë për sektorin e turizmit është edhe zhvlerësimi i kursit të monedhës euro duke sjellë probleme ekonomike për ecurinë e biznesit lokal në Gjirokastër.

“Sektori i turizmit në këtë moment që flasim  po merr një goditje  që nuk flitet por  është nga pjesa e shkëmbimit valutor, turizmi punon me euro  kontratat mbyllen me euro, pagesat bëhen me euro, të gjitha këto në shpenzimet që paguan biznesi i turizmit janë  me lekë  dhe thjesht nga shkëmbimi i  kursit,nga shkëmbimi i valutës ka një humbje rreth 25%-30%”, shprehet ai.

Tashmë turizmi është një prej sektorëve prioritarë të zhvillimit të ekonomisë lokale në Gjirokastër ndërsa qyteti i gurtë është një markë e njohur edhe për turizmin ndërkombëtar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *