28 Shtator, 2026

Gjirokastër: Makina ngre në ajër gruan e moshuar që po kalonte rrugën, ndalohet drejtuesi i mjetit

 Gjirokastër: Makina ngre në ajër gruan e moshuar që po kalonte rrugën, ndalohet drejtuesi i mjetit

Një grua e moshuar ka mbetur e plagosur në Gjirokastër, e përplasur nga një makinë.

Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e sotme në vendin e quajtur “Postblloku” pranë lagjes “Punëtori”, kur automjeti tip Toyota me targa AB735PK i cili qarkullonte në drejtim lëvizje Zona Muzeale-Ura e Lumit nën drejtimin e A.M., 29 vjeç, goditi këmbësoren Violeta Selfo 77 vjeçe, e cila po kalonte rrugën. 

E moshuara u dërgua me urgjencë në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë policia mbërriti ne vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore të rastit. 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *