Gazetari publikon përgjimin tronditës për Taulant Ballën
Gazetari Basir Çollaku ka publikuar një fragment komunikimi që, sipas tij, është pjesë e përgjimeve të dosjes së Suel Çelës, duke ngritur dyshime për një marrëveshje të mundshme mes grupit kriminal dhe përfaqësuesve të lartë të mazhorancës. Sipas pretendimeve të Çollakut, grupi i Çelës kishte kërkuar arrestimin e disa personave, duke ofruar në këmbim garantimin e nëntë deputetëve për Partinë Socialiste, kontrollin e territorit dhe mbështetje politike. Në komunikimin e publikuar përmendet emri i Taulant Ballës, ndërsa pretendohet se kërkesat i janë përcjellë edhe Edi Ramës.
Shkrimi i plotë i Basir Çollakut
Përgjimi / Balla-Rama me Suel Çelën?! “Arrestoni kë themi ne, ju japim 9 deputetë, jemi kamikazët tuaj…”. Zgjedhjet, biznesi dhe vettingu kanë qenë tri prioritetet e bandave dhe trafikantëve, sipas përgjimeve të shumta të Sky/EncroChat. A kishin Edi Rama dhe Taulant Balla një marrëveshje me grupin e strukturuar kriminal të Suel Çelës?! Çfarë kërkonte banda, çfarë ofronin Rama dhe Balla?!
Kontrata?! Bëni arrestimet e listës sonë dhe ne ju japim nëntë deputetë. Jemi kamikazë për ju… A dha Rama miratimin?! Çfarë kërkoi grupi i Çelës u realizua, çfarë kërkoi grupi i Ramës dhe Ballës gjithashtu… Ky tekst më poshtë është pjesë përgjimi e dosjes “Çela”, e cila është në Gjykatën e Posaçme. Ka mjaft të tjera, për emra të pushtetit dhe drejtësisë. Por asnjëri nuk është trazuar deri tani.
Përgjimi
· “Mos u fut te dera kryesore.
· Hajde këtu të të shoh te kamera, të hap derën.
· Me ça po vjen?
· E hajde na këtu te dera e lokalit të ri.
· Hyn, hyn.
· Ec këtu, po të them unë.
· E ke parasysh, sa kalon derën kryesore që ikën në Kusarth, dera e parë majtas.
· OK, hajde te qentë.
· Kishim gjyqin sot.
· Dhe nesër janë dy gjyqe, të Majmos dhe te Krimet e Rënda.
· Sot u shty.
· He, Ded.
· Çoj haber Fatës të shkruajë sonte.
· Po na ngarkon fort me gjëra që s’janë aq madhore për t’u diskutuar aq shumë.
· Po, Ded, po i shkruaj sonte unë.
· Çoji telefon sonte të shkruajë.
· Tani më dëgjo pak.
· S’desha ta them, se ti fillon me paranoja.
· Folëm me Taulantin.
· I thamë që ne s’duam as tendera, as drejtori.
· Asgjë për gjyqe, për polici etj.
· Po më ndjek?
· Ti shkruaj me të shkurtra SMS.
· Ne kërkojmë të merreni me çështjen e pentitit.
· Arrestoni Artin dhe Lencin. Pse nuk arrestohen? Ka folur burri i huaj me detaje.
· Apo vetëm për këto duhen prova amerikane?
· Po më ndjek?
· I kërkuam: Arrestojini, ne ju garantojmë 9 deputetë të PS-së.
· S’do keni as ngjarje, asgjë.
· Ne do jemi më të fortë, e kemi vendin në kontroll.
· Jemi kamikazë për ju.
· Tha: M’i shkruaj në një copë letër me detaje për t’ia çuar Ramës.
· Ia çuam ne, tha po, do e bëjë.
· Po ju, tha, do mbani fjalën? Po, i tha Bujar, do e…”
· P.S.
· E sa të tjera, e të tjera plot, janë nëpër dosjet e Strukturës së Posaçme, të ardhura nga partnerët.