26 Tetor, 2026

Gazetari: Një prej femrave që shkonte me Adi Hilën mbeti shtatzënë dhe abortoi fëmijën

 Gazetari: Një prej femrave që shkonte me Adi Hilën mbeti shtatzënë dhe abortoi fëmijën

Gazetari Flori Gjini i ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën në Euronews Albania ka folur lidhur me videot intime të publikuara në mediat sociale. Gjini veçoi reagimin dhe veprimin ligjor të aktores Monika Lubonja, e cila zgjodhi të ballafaqohet me situatën përmes institucioneve të drejtësisë.

Sipas gazetarit, ky qëndrim shërben si një shembull i fortë se si viktimat ose të rinjtë duhet të reagojnë, duke lënë mënjanë paragjykimet e opinionit publik dhe duke iu drejtuar rrugës ligjore në rast se bien pre e ngjarjeve të tilla.

“U publikuan ato video. Tani do marrim pak gjithë kronologjinë që dhe ne të kuptojmë edhe të dalim në disa përfundime. Për shembull unë vetë personalisht në reagimin që kam parë, kam vlerësuar reagimin e Monika Lubonjës. Do ta përmend si emër meqë ka dalë tashmë publikisht, edhe ka bërë dhe denoncim.

Çfarë do të thotë? Një individ e cila ka denoncuar nuk ka rëndësi se çfarë ka bërë. Ajo ndau historinë e saj në reagim. Foli për dashurinë që ka dhënë ndaj individit, ndaj personit, ndaj Adi Hilës në këtë rast që ka bërë inçizimet, sepse nuk e dimë publikimet, po regjistrimet ai i ka bërë. Dhe shprehu momentin ky këtë person e kam dashuruar,  kam besuar te kjo dashuri dhe bëri dhe një hap ligjor.

Pra, për mua, edhe viktima tregoi një lloj fuqie për të denoncuar, pra për t’i thënë çdo individi, çdo edhe të riu ndoshta, që në momentin që ty të vjen, pra ti je në një situatë të tillë, nuk ka rëndësi se çfarë ndodh. Hiqe opinionin publik, ti ndiq një hap ligjor.

Sepse ku e kam parë unë këtë situatë? Unë këtë situatë nuk e kam parë as tek Monika, as tek Adi, as tek Eli Fare, as tek vajzat tjetër. Unë e kam parë tek disa të rinj të cilët për shembull më shkruajti prindi i një të riu, që tha djali im ka qenë në këtë situatë ku e kanë provokuar në rrjetet sociale dhe kanë ndarë tha foto intime dhe me këto foto intime e kanë kërcënuar dhe unë nuk e kuptoja pse më ishte transformuar fëmija për 10-15 ditë”, tha Gjini ndër të tjera.

“Si ka mundësi që nuk u mor askush, vërtet, të dilte dikush dhe të thoshte: ‘Ky person ka kryer marrëdhënie seksuale me disa individë’? Si ka mundësi që aty nuk është përdorur një prezervativ? Ne flasim për sëmundjet seksualisht të transmetueshme, si nuk doli kush të trajtonte një temë të tillë?”, u shpreh ai.

Sipas gazetarit, situata mund të ishte shfrytëzuar edhe për të zhvilluar diskutime informuese dhe edukuese, përtej komenteve dhe gjykimeve që kanë dominuar rrjetet sociale.

Por deklarata që tërhoqi më shumë vëmendje erdhi në vijim, kur Gjini pretendoi se kishte informacion për një shtatzëni të ndërprerë, që sipas tij lidhej me kompozitorin.

“Unë kam një informacion: Një nga personat që është xhiruar në ato video ka abortuar një fëmijë. Një fëmijë që e ka pasur me kompozitorin Adi Hila. E ka pasur përpara dy vitesh, tre vitesh. Vajza në fjalë] ka qenë në një marrëdhënie të vazhdueshme me Adi Hilën”, deklaroi Gjini.

Megjithatë, gazetari nuk bëri publik identitetin e personit të cilit i referohej, duke zbuluar vetëm se ajo ka patur një lidhje të konsoliduar me Hilën.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *