Gazetari: Në përgjimet e SPAK del dhe Blendi Fevziu si sekser pronash
Gazetari Bledi Mane thotë se në përgjimet e SPAK, del edhe emri i Blendi Fevziut.
“Blendi Fevziu ka dalë në përgjimet e Prokurorisë duke folur me Tunxh Vatnikaj ish kreun e Kthimit dhe Kompesimit të Pronave.
Fevziu prej kohësh ka bërë rolin e sekserit duke ndërhyrë për veten dhe për të tjerë në përlarje pronash në Tiranë, bregdet e deri në Korçë.
Ndërkohë ky dhe të tjerë përgjime janë zhdukur nga dosjet e Prokurorisë së Përgjithshme e cila deri tani as nuk pohon e as nuk mohon asgjë”, thotë Mane.