“Dosje masive me përgjimet e Ramës, familjarëve dhe oligarkëve në Kongresin amerikan”
Kongresmeni amerikan Joe Wilson ka paraqitur një amendament në Kongresin amerikan që kërkon një raport nga agjencitë e inteligjencës së SHBA-së për situatën e narkotrafikut në Shqipëri dhe, në veçanti, për rolin e mundshëm të institucioneve shtetërore në lehtësimin ose mosndalimin e tij.
Gazetari Robert Papa tha për MCN TV, se kjo nismë vjen pas një kohe të gjatë debatesh mediatike dhe akuzash të forta për ndikimin e krimit të organizuar në vend.
Ai pretendon se në SHBA kanë mbërritur dosje të shumta me përgjime dhe materiale hetimore që lidhen me figura politike dhe biznesi në Shqipëri.
Papa po ashtu deklaroi se çështja pritet të sjellë hetime zyrtare për rrjete të mundshme trafiku dhe ndikim politik, megjithëse këto mbeten deklarata të pa konfirmuara nga burime zyrtare.
Ai i lidh këto zhvillime me debate më të gjera ndërkombëtare për stabilitetin në rajon dhe ndikimin e krimit të organizuar.
“Amendamenti i kongresmenit Wilson është shumë i vonuar, është qershia mbi tortë, ka kohë që media e ka cilësuar si narkoshtet. Ka disa javë që një dosje masive me përgjimet e Ramës, familjarëve dhe oligarkëve të tij, me miliarda dollarë, kanë mbërritur në Kongresin amerikan.
Wilson ka qenë personi që ka lidhur me Kushner dy sirianët që kërkojnë të vjedhin në Zvërnec. Në këtë pikë do të ketë hetime zyrtare për trafiqet e drogës së Kryeministrit por dhe shtypjen e opozitës shqiptare. Ndaj nuk është rastësi ai shkrimi Rama si Noriega.
Rama dosjet i ka masive. Kanë filluar Gjermania, Turqia, vendet fqinje, për largimin e këtij personi që cenon stabilitetin. Janë me mijëra fëmijë në BE që vdesin nga kokaina që bëhet përmes lidhjes së Ramës me Sinaloan dhe bandat e Amerikës Latine.
Kur një kongresmen kërkon këtë hetim, ka indicie, ka fakte, por ai e do zyrtarisht. Rama i ka vënë një barrë të madhe administratës Trump, duke i marrë fëmijët e tij të llastuar dhe duke i lidhur me trafikantë.
Trafiqet masive në portin e Durrësit, me njerëzit e lidhur me Ramën, se janë disa që janë non grata, tregon se ka rënë ajo që Rama nuk ka lidhje me drogën. Këta i kanë me fakte dhe luhen miliarda dollarë të kapura në Dubai, në Singapor, Deutche Bank.
Është një person që Rama e ka futur te SPAK që bë ndalesën për të kaluar këto llogari bankare që vijnë, por dhe këtë amerikanët e kanë kapur. Rama jo vetëm po shkatërron stabilitetin e Ballkanit, por po cenon dhe imazhin e Amerikës.
Ramën në arenën ndërkombëtare e shkatërroi ai brezi hyjnor i protestave masive. Mbreti ka dalë lakuriq, Rama është i ekspozuar. Rama ka nevrikosur shumë dhe klanet e Sorosit, me pak fjalë po sulmohet nga të gjithë”, tha ai.