21 Maj, 2026

Gafa e ministrit të Bujqësisë: Sa krerë (lopë) punojnë për ju

 Gafa e ministrit të Bujqësisë: Sa krerë (lopë) punojnë për ju

Ministri i Bujqësisë, Andis Salla, ka qenë në një fermë në Kashar, një ditë më parë.

Gjatë bashkëbisedimit, Salla ka bërë një gafë, duke pyetur se sa krerë lopë, punojnë për këtë fermë.

“Tek “Ina Farm”, një fermë me cikël të mbyllur e ngritur nga Fatos dhe Ina Murataj, e cila ka përfunduar studimet e larta për menaxhim biznesi në Londër. Pas 8 vitesh, ajo zgjodhi të kthehej në vendin e saj dhe të investonte në blegtori, duke ndërtuar hap pas hapi fermën e saj.

Fatosi, babai i saj, ka qenë mbështetja më e madhe në çdo hap dhe në çdo cikël të këtij rrugëtimi.

Sot, ferma mbarështon mbi 60 krerë gjedhë Holstein Friesian, 130 të leshta të racës Lacaune dhe 150 krerë dhi të përziera midis racës Saanen dhe Alpine. Pranë fermës funksionon edhe fabrika e përpunimit të qumështit me teknologji moderne, e pajisur me laborator për kontrollin e çdo parametri të qumështit përpara përpunimit.

Ina ka ngritur në Tiranë edhe rrjetin e saj të dyqaneve për brand-in #MadeinAlbania🇦🇱 që ka krijuar.

Një shembull i diasporës që zgjedh të investojë dhe të punojë aty ku ka zemrën, duke kontribuar në zhvillimin e sektorit dhe të vendit me dije dhe eksperiencë të fituar jashtë”, shkruan Salla.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *