Foto që e nxjerr bllof: Si gënjen publikisht, deputeti i Gjirokastrës
Partia Dmokratike ka organizuar një protestë të shtunën në Tiranë.
Deputeti i vetëm i Qarkut Gjirokastër për PD-në, Tritan Shehu, thotë se nga Gjirokastra, kanë shkuar qindra protestues.
Por në foton e shpërndarë nga vetë Shehu, sshfaqen vetëm 8 persona me numër.
“Qindra nga Qarku i Gjirokastres ne Tirane ne mbeshtetje te protestes se studenteve dhe te rinjve!
Te gjithe se bashku per permbysjen e ketij rregjimi sulltanatesh anadollak!
Te gjithe te bashkuar per te hapur rruge Shqiperise demokratike, rruges sone europiane e Perendimore!
Vetem keshtu do arrihet suksesi i shume pritur”, shkruan Shehu.
Tani se si mund të pretendosh se qindra vetë kanë shkuar nga Gjirokastra, kur PD aq nuk i kishte të gjithë protestuesit, vetëm Shehu mund ta shpjegojë.
Aq më tepër që foto e postuar nga vetë ai, e nxjerr bllof.
Por ndaj ësshtë katandisur PD, Shqipëria dhe Qarku i Gjirrokastrës, në këtë gjëndje.
Se fatkeqësisht ka politikanë të tillë si Tritan Shehu, që mbajnë peng këtë vend dhe i trajtojnë njerëzit si budallenj. (Thuaje.al)