Foto me kartonin e Donald Trump?!!!
A e dini se, në SHBA, kandidatët e kanë për praktikë që të printojnë një foto me përmasat reale, ta ngjisin në një konstrukt kartoni dhe t’i ofrojnë, në këtë mënyrë, mbështetësve të vet mundësinë për të dalë në foto?!!! Unë vetë, para shumë vitesh, pata mundësinë të dilja në foto me kartonin e Barack Obamës.
Tani shikoni këto foto: e para, Edi Rama me bashkëshorten dhe Donald Trump. E dyta, Alexandar Vuçiq me të shoqen dhe Donald Trump. E treta, Nicușor Dan, presidenti i Rumanisë me të shoqen dhe Trump.
E katërta, me Albin Kurtin. Në secilën prej fotove, Trump ka të njëjtën buzëqeshje, është i ngrirë saktësisht në të njëjtin pozicion kundrejt sfondit, ndërsa udhëheqësit e Ballkanit që e “takojnë”, ndryshojnë.
Dan shkroi në deklaratën e tij se “kishte pasur nderin” të takohej me Trump. Fotoja është denoncuar sakaq në median rumune si e pavërtetë. Akuza është hedhur poshtë nga zyra e presidentit. Edhe Kurti deklaroi se kishte pasur nderin të takohej me Trump.
Edi Rama luajti më me delikatesë me fjalët, pa e thënë copë se e ka takuar por duke e lënë të kuptohet se e la takuar.
Gjithsesi, fakti që Trump është identik në të katra fotot nuk vërteton automatikisht se këta udhëheqës nuk janë takuar me Trump.