11 Shtator, 2026

Flamur Golemi habit gazetaren: Turistët vinë në Gjirokastër për qifqi dhe djathë

 Flamur Golemi habit gazetaren: Turistët vinë në Gjirokastër për qifqi dhe djathë

Në një intervistë që u dha  mbi turizmin në Gjirokastër, u deklarua nga kryebashkiaku Flamur Golemi, se se turistët kërkojnë djathë dhe qifqi.

Në rregull. Le t’ua japim.

Por le të mos harrojmë se ata nuk kanë ardhur në Gjirokastër vetëm për të ngrënë.

Kanë ardhur të shohin një qytet unik, një histori shekullore, shtëpitë tradicionale, rrugicat, kalanë, gurin, artin, kulturën dhe një identitet që nuk gjendet askund tjetër.

Turisti mund të hajë qifqi në shumë mënyra por, Gjirokastrën nuk mund ta hajë me lugë.

Gjirokastra nuk mund të kthehet në një dekor për tavolina restorantesh dhe fotografi turistike.

Nëse duam vërtet turizëm cilësor, lindin pyetjet:

Ku është kujdesi për kalanë dhe monumentet?

Ku janë muzetë që duhet të tregojnë historinë tonë?

Ku janë shërbimet publike që i japin qytetit dinjitet?

Ku është strategjia për një Gjirokastër që jeton nga turizmi gjatë gjithë vitit dhe jo vetëm për disa muaj?

Sepse turizmi nuk është vetëm “çfarë do të hajë turisti?”

Turizmi është edhe: “Çfarë do të kujtojë turisti kur të largohet?”

Dhe ne duhet të bëjmë gjithçka që ai të mos kujtojë vetëm qifqinë, të kujtojë gurin, kalanë, arkitekturën, historinë, kulturën, të kujtojë një qytet që e respekton veten dhe trashëgiminë e tij.

E vërtetë se qifqia është pjesë e vogël e traditës se gjerë kulinare të Gjirokastrës, por mos harrojmë se Gjirokastra është shumë më e madhe se qifqia.(Dorjan Lani)

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *