21 Maj, 2026

Fitorja e parë e Elisa Spiropalit, ndaj PS

 Fitorja e parë e Elisa Spiropalit, ndaj PS

Taulant Balla është tërhequr nga deklaratat për ndëshkimin e Elisa Spiropalit, pse mungoi në votimin për Ballukun, gjatë seancës ku u kërkua leja për arrestimin e saj nga drejtësia.

Asokohe, Taulant Balla deklaroi publikisht se për këtë dalje të Spiropalit nga rreshti i partisë do të vendoste Grupi i PS.

“Nuk i marr vetëm vendimet, i marr me grupin parlamentar, do të pyes dhe grupin parlamentar për këtë çështje”, pati deklaruar Balla i pyetur nga gazetarët.

Menjëhërë pas deklaratës së Ballës pati reaguar Spiropali duke e sfiduar partinë dhe Taulant Ballën.

“Taulant, e lexova me vonesë një deklaratë tënden publike. Jam plotësisht dakord. Nëse çështja kërkon konsultim me grupin parlamentar, atëherë është pikërisht ajo që duhet bërë pa vonesë.Thirre grupin dhe zhvillojmë një diskutim të plotë.

Vendimmarrja kolektive është forca e grupit të PS dhe garancia e legjitimitetit politik. Çdo qëndrim që del nga një diskutim i hapur, i troçtë dhe i ndërgjegjshëm, meriton respekt, pavarësisht drejtimit që merr. Rëndësi ka që vendimi të jetë i menduar, i argumentuar dhe në përputhje me përgjegjësinë që kemi përballë publikut”, shkruante Spiropali si kundërpërgjigjë.

Mirëpo pak javë më vonë, më konkretisht sot, kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla në një deklaratë për mediat u pyet nëse ka një vendimmarrje për Elisa Spiropalin, lidhur me mungesën e saj në Kuvend ditën e votimit për imunitetin e Belinda Ballukut është zbythur nga deklarata e mëparshme se do mblidhte grupin ta pyeste për të qortuar apo jo Elisën dhe e ka çuar çështjen në një kohë të pacaktuar, praktikisht për në korrik, kur çështja të jetë harruar.

“Ne kemi një rregull që në çdo fund sesioni bëjmë një analizë të performancës së çdo deputeti të PS, dhe kur të dorëzohet raporti, më pas kërkohet përmirësim pune apo çështje të tjera. Zonja Spiropali nuk ka shprehur shqetësim në mbledhje të grupit të PS”, tha Balla.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *