26 Gusht, 2026

Festivali “Nona”, bllokohet për tri ditë rresht Përmeti: Ja çfarë duhet të dini

 Festivali “Nona”, bllokohet për tri ditë rresht Përmeti: Ja çfarë duhet të dini

Përmeti nga nesër pasdite bllokohet për tre ditë me radhë, për shkak të festivalit “Nona”.

Në datat 7-8-9 gusht 2026 në Përmet organizohet edicioni i shtatë i festivalit kombëtar Nona dhe duke marrë parasysh fluksin e madh të automjeteve, policia në bashkëpunim me pushtetin lokal kanë hartuar një plan masash. Rrugët të cilat do të bllokohen janë:

🛑Aksi rrugor Ura hyrëse e qytetit (krahu i djathtë) deri te kryqëzimi “Hotel Ramis”.

Ky aks rrugor bllokohet plotësisht nga ora 18.00 deri 24.00.

🛑Segmenti rrugor “Tomor Mullaraj” (pjesërisht), kryqëzimi i rrugës “Mentor Xhemali” deri te Guri i Qytetit.

Ky aks rrugor bllokohet plotësisht nga ora 18.00 deri 24.00.

🛑Segmenti rrugor “13 Shtatori”, nga Kinema “13 Shtatori” deri te Raiffeisen Bank.

Ky aks rrugor bllokohet plotësisht nga ora 18.00 deri 24.00.

🛑Segmenti rrugor Sheshi “Tefta Tashko” deri te Raiffeisen Bank.

Ky aks rrugor bllokohet plotësisht nga ora 18.00 deri 24.00.

Lëvizshmëria e automjeteve në rrugët e tjera të qytetit:

️🅿️Qytetarët përdorues të automjeteve orientohen të parkojnë automjetet në sheshin e ish repartit ushtarak “Komando”.

🅿️️Do të lejohet parkimi i automjeteve në një krah (krahu i majtë) në rrugën Meleq Gosnishti (Gjykatë – kryqëzimi i shkollës Meleq Gosnishti) vetëm në datat 7-8-9 Gusht 2026.

🅿️️Do të lejohet parkimi i automjeteve në një krah (krahu i majtë) në rrugën Elena Gjika (kryqëzimi te fotografët deri tek hyrja e rrugës së Avdiut) vetëm në datat 7-8-9 Gusht 2026.

🅿️Do të lejohet parkimi në rrugën Baba Alushi (nga kryqëzimi i karburantit “ANNEL” deri te kryqëzimi me lagjen Sede) vetëm në datat 7-8-9 Gusht 2026.

‼️Në të gjitha rrugët e tjera të qytetit do të respektohet sinjalistika rrugore vertikale dhe horizontale.

🛑Ndalohet parkimi i automjeteve në shëtitoren “Odise Paskali”, në dhe përreth sheshit qendror “Abdyl Frashëri”, me përjashtim të automjeteve të cilat janë infrastrukturë mbështetëse e organizimit të koncertit.

‼️Segmenti i rrugës “Amerika”, kryqëzim

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *