21 Maj, 2026

Enkel Demi sulmon Grida Dumën: Kur bënim gazetarin, të ftuarin e thërrisnim ta dëgjonim, jo të na dëgjonte…

 Enkel Demi sulmon Grida Dumën: Kur bënim gazetarin, të ftuarin e thërrisnim ta dëgjonim, jo të na dëgjonte…

Gazetari Enkel Demi ka reaguar në lidhje me incidentin e ndodhur gjatë transmetimit “Live” të emisionit “Top Story” ku moderatorja Grida Duma pas një debati të ashpër nxorri jashtë analistin Alfred Lela.

Për situatën në fjalë, gazetari Demi shkruan se ngjarje të tilla kur gazetari nxjerr jashtë të ftuarin ndodhnin në kohën e lashtësisë, duke shtuar se ndodhnin afërsisht në kohën e Baba Qemos.

“Dikur…, pothuaj në lashtësi, kur bënim ende gazetarin, të ftuarin e thërrisnim në studio ta dëgjonim, jo të na dëgjonte…lëre pastaj ta nxirrnim përjashtë…,

…por kjo ka qenë dikur, shumë dikur…, pothuaj në kohën e Baba Qemos”, shkruan ai.

Mbrëmjen e djeshme analisti dhe drejtori i Komunikimit në PD, Alfred Lela u përzu nga studio e emisionit “Top Story”, pas një debati të ashpër me moderatoren dhe ish-deputeten demokrate Grida Duma, shkak i të cilës u bë ngjarja tragjike te “5 Maji” ku u dogjën disa apartamente.

Duma pyeti Lelën se përse deputetët e Partisë Demokratike nuk dolën në krah të banorëve.

Por papritmas debati u agravua më tej, derisa analisti i tha moderatores të mos i drejtonte gishtin, ose në të kundërt “duhet t’i gjente vend ku ta fuste”.

Duma pastaj e nxorri jashtë Lelën.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *