26 Gusht, 2026

“Ëndrra amerikane” mund të ndërtohet edhe online

 “Ëndrra amerikane” mund të ndërtohet edhe online

Shqiptarët në botë nuk janë më vetëm pjesë e tregut të punës, por gjithnjë e më shumë po shndërrohen në krijues biznesesh dhe investitorë. Nga restorantet e vogla familjare deri te kompanitë në sektorë të ndryshëm, shumë prej tyre kanë ndërtuar histori suksesi në tregje ndërkombëtare, veçanërisht në SHBA. Por sa e vështirë është të hapësh një biznes në një nga ekonomitë më konkurruese në botë?

Të hapësh një biznes në SHBA nuk është, nuk është i vështirë. Në fakt është më i lehtë se në Evropë, kemi më pak burokraci dhe më pak procese. Vështirësia është të mbizotërosh në treg. Pra, ndërsa diaspora, biznesmenë nga Kosova kanë dashur që të depërtojnë në tregun amerikan, kanë dashur të hapin filiale në Amerikë, në kampuso si konsulentë, sepse kanë dashur t’i dijnë kulturën amerikane, sepse ndryshon si është etika e biznesit në SHBA nuk është në Shqipëri.

Të depërtoni dhe të krijoni atë strategji që mund të tërheqë klientin amerikan. Sot, e kësaj dite, për të njëjtën arsye që dyert janë hapur, amerikanët janë ata që po shikojnë për kompani jashtë SHBA-së për të punësuar, në çdo lloj industrie, nuk bëhet fjalë vetëm për marketing, nuk bëhet fjalë për teknologji dhe burime njerëzore, punonjës, sepse s’rritin inflacioni dhe në një farë mënyre po mendojnë të kursejnë para,”- u shpreh Marsilda Bialczak, sipërmarrëse.

Në këto vite të emigrimit, shumë sipërmarrës shqiptarë të cilët janë emigrantë, kanë eksperimentuar në forma të ndryshme biznesesh. Por si ka evoluar sipërmarrja e emigrantëve?

“Kanë qenë që, gjithmonë shqiptarëtnjihen, sikur punojnë ose në ndërtim, ose kanë piceri, sepse mendohej, kanë qenë fillimet e shqiptarëve kur ke një mungesë gjuhe, mundohesh ta hapësh një biznes që mbase nuk ke nevojë të kesh shumë fjalor biznesi, nuk ke nevojë të kesh shumë terminologji të gjërë.

Por në 16 vitet, sidomos gjatë, mbas pandemisë, ku biznesi online u bë global, ka pasur një zhvillim shumë të madh të sipërmarrësve, në industri të shumta. Jo vetëm ndërtim, po flas ndërtim, qoftë nëse është rregullim shtëpish, hidraulikë, elektricistë, kam parë zhvillime në studio ligjore, financa, taksash, kompani AI, cybersecurity, IT, digital marketing, dhe në sektore të ndryshëm të transportit, të logjistikës.

Dhe gjithçka ka nisur nga një punë, nga eksperienca që kanë ndërtuar duke jetuar në Amerikë dhe kanë pasur atë ambicien që duam më shumë, duam më shumë, sakrificat që bëjnë. Një gjë tjetër karakteristike, që kam parë, jo vetëm në Shqipëri, por kanë parë në vend në diasporë, dhe në vende të ndryshme, kemi një rritje të madhe të sipërmarrëseve gra.

Por a është ëndrra amerikanë një mundësi reale që një emigrant shqiptar të ndërtojë dhe të menxhojë një biznes të suksesshëm?

“Ëndrra amerikane ishte. Pra, shumë e shumë është shqiptarë e kishin, hidhnin lotari dhe tani nga fizike, është kthyer në internet, në online. Që do të thotë, që çdo biznes, mjafton kudo që të jetë, të nisë një biznes online, mjafton të di të rrisë a të marrë këtë klientët e parë me emër, nuk e pengon një kompani amerikane ta rrisë e ta zhvillojë nga 0. Dhe duke qenë se ti ke dhe ta hapur, amerikanë ta hapur një filial, shumë më lehtë, ti mund të jetë vendosur, pra ti përfaqësohesh si një biznes amerikan kur ke filialin amerikan. Dhe është shumë më lehtë se çka qenë.

Pra, ëndrra amerikane mund të bëhet kudo, domethënë s’ka vështirësi, nuk është e lehtë, por më shumë është shumë shqiptarë i shikoj shumë që duan të ikin në vendet e Evropës, sesa domethënë në Amerikë, sepse Amerika mendoj, nuk ka qenë si ishte. Më përpara, çfarë ishte ëndrra amerikane? Ishte kur njerëzit vinin për të punuar në fabrika. Amerika nuk parakapë kompanitë që prodhojnë produktet e tyre këtu në Amerikë, i ka jashtë.

Kur vjen në Amerikë ti mund të jesh doktor këtu, por se s’di gjuhën atje do jesh pastrues, derisa ti ta arrish në mars të të shikosh në një farë mënyre, për çfarë po e bën? E kuptoj për fëmijët, për nipërit dhe mbesat. Nuk është më thjesht ëndrra amerikane të ikësh edhe nuk e di se çfarë ka. Mjafton të kërkosh në YouTube, të shikosh blogera, të shikosh njerëz si jetojnë në Amerikë dhe shikojnë që, ok, qenka mirë po jam.”

Sipas sipërmarrëses Marsilda Bialziak, sipërmarrja shqiptare në SHBA, në të ardhmen do të jetë më e bashkuar.

“Po e shikoj më të ndërlidhur, e kam kuptuar sepse ne në Amerikë kemi një shprehje “your network, is your networth”. Që do të thotë, pasqyra më e madhe që ka një sipërmarrje është kontakti, sa më shumë kontakte, relata aq më të sukseshëm do jenë”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *