11 Shtator, 2026

EMRI: Tronditet Saranda, 45-vjeçari goditet me sopatë (arrestohet autori)

 EMRI: Tronditet Saranda, 45-vjeçari goditet me sopatë (arrestohet autori)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të enjteje në Delvinë, ku një 45-vjeçar është plagosur me sëpatë gjatë një konflikti.

Sipas informacioneve paraprake, i plagosur ka mbetur Xhike Hita, i cili dyshohet se është goditur me sëpatë gjatë një sherri për motive të dobëta.

Menjëherë pas ngjarjes ai është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Sarandës, ku ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Sipas burimeve nga bluzat e bardha, 45-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, policia ka shoqëruar në Komisariat autorin e dyshuar të ngjarjes, Lekan Tozon.

Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, përfshirë edhe motivet që çuan në nisjen e konfliktit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *