21 Maj, 2026

EMRAT: U plagosën rëndë pas shpërthimit të granatës, kush janë dy të rinjtë nga Tepelena që po luftojnë për jetën

 EMRAT: U plagosën rëndë pas shpërthimit të granatës, kush janë dy të rinjtë nga Tepelena që po luftojnë për jetën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Majkosh të Bashkisë Tepelenë, ku dy persona janë ndeshur me një granatë e pashpërthyer brenda një kasolleje.

Dyshohet se granata u ka plasur në dorë.

Dy personat që janë plagosur, janë identifikuar si Xhulio Salaj, 28 vjeç dhe Lisien Shehu, 34 vjeç.

Sipas të dhënave të para, Salaj ka pësuar dëme më të mëdha shëndetësore.

Ata janë transportuar në spital menjëherë, ndërsa policia ka nisur hetimet.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *