6 Qershor, 2026

EMRAT/ E rëndë në Përmet: Plagosen dy persona me lëndë plasëse, njëri prej tyre niset me helikopter drejt Tiranës

 EMRAT/ E rëndë në Përmet: Plagosen dy persona me lëndë plasëse, njëri prej tyre niset me helikopter drejt Tiranës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të mërkurë në fshatin Grabovë të Përmetit, ku dy persona kanë mbetur të plagosur pasi kanë rënë aksidentalisht në kontakt me një lëndë plasëse.

Sipas informacioneve paraprake, të plagosur kanë mbetur Ervis Bregu dhe Koço Zyba, të cilët dyshohet se kanë prekur aksidentalisht mjetin shpërthyes.

Të dy këta persona ishin duke riparuar një banesë të vjetër në Grabovë, e Përmetit, ku një bombë e Luftës së Dytë Botërore shpërtheu.

Si pasojë e shpërthimit, Bregu ka pësuar dëmtime të rënda dhe ka mbetur i gjymtuar dhe është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Gjirokastrës. Për shkak të gjendjes së tij të rëndë shëndetësore, ai është nisur me helikopter drejt Tiranës.

Ndërkohë, Koço Zyba ka pësuar dëmtime në pjesën e poshtme të dorës dhe po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Ende nuk dihen rrethanat e kësaj ngjarje të rëndë, si dhe as lloji i lëndës plasëse që ka shpërthyer.

Shpërthimet e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *