Emil Bibolli, aktori dhe regjisori i talentuar që u shua vetëm 28-vjeç
Emil Bibolli, aktori dhe regjisori i talentuar që u shua vetëm 28-vjeç!
Emili sot do të festonte 60-vjetorin e lindjes, por jeta e tij e bukur u ndërpre 33-vite më parë në mënyrë tragjike.
Studioi në Institutin e Lartë të Arteve nga ku filloi punën si regjisor. Ishte regjisori më premtues i brezit të tij dhe në Tiranë kërkohej nga teatri dhe Kinostudioja, por pas këmbënguljes së zyrtarëve korçarë, e sollën në Tetatrin e Korçës, pasi që prej Mihallaq Luarasit nuk kishte pasur regjisor të diplomuar.
Talenti i Emilit i tejkalonte ato të familjarëve të tij. Kishte shkëlqyer në Teatrin e Kukullave, por shkëlqimi në Akademinë e Arteve kishte qënë i pazakontë. E quanin e ardhmja e regjisurës shqiptare.
Fati i keq e solli në Teatrin e Korçës, i cili ishte në një rënie të vazhdueshme prej viteve 1973-74. Largimi i Vangjush Furxhiut dhe Minella Borovës, si dhe përfshirja e Llazi Sërbos dhe Jani Rizës kryesisht në filma, kishte dobësuar trupën aktoriale më të mirë në Shqipëri.
Emili interpretoi Ardianin, djalin e vogël të Baki Branicës në filmin Dhe vjen një ditë (1986).
Ndonëse brenda trupës kishte nga ata , që shpresonin në talenti i regjisorit të ri dhe i dëshëronin suksesin, atmosfera e helmuar gati ja sabotoi shfaqjet, që vuri në skenë.
Emili u largua për në Selanik, pas hapjes së rrugëve, që solli ndryshimi i sistemit. Teatri i Korçës nuk kishte as hapësirën dhe as nivelin e duhur për të.
U kthye, jo me këmbët e tij, në një ditë, kur shiu nuk kishte të pushuar.
Emili u vetëvra në rrethana misterioze.
Korça, mbase padashje, kishte larguar dhe vrarë edhe një artist tjetër.
Sot ai prehet në varrezat e qytetit të Korçës!
I paharruar qoftë Emil Bibolli 1965–1993! (Giseld Dervishi)