10 Nëntor, 2026

Ekzekutimi i biznesmenit italian në Tepelenë, Kamber Sulçaj drejt lirimit: Vendimi në dorë të Gjykatës së Gjirokastrës

 Ekzekutimi i biznesmenit italian në Tepelenë, Kamber Sulçaj drejt lirimit: Vendimi në dorë të Gjykatës së Gjirokastrës

Zbuten akuzat për autorin e dyshuar të vrasjes së biznesmenit italian Edoardi Sarchi, administrator i fabrikës “Tegola Edilcentro”.

Kamber Sulçaj, 48 vjeç akuzohej fillimisht për akuzën “vrasje në rrethana të tjera cilësuese” të rrezikshme për jetën e shumë personave.

Por, në përfundim të hetimeve akuza është rikualifikuar dhe ndaj Sulçaj rëndon akuza e “vrasjes për shkak të tronditjes së fortë psikike”.

Ndërsa akuzat për armëmbajtje dhe prodhim e shitje narkotikësh mbeten të pandryshuara.

Me rikualifikimin e akuzave, Sulçaj rrezikon të lërë qelinë brenda një kohe shumë të shkurtër.

Çështja aktualisht ndodhet për shqyrtim në seancë paraprake dhe Gjykata e Gjirokastrës do të vlerësojë lidhur me akuzat.

Biznesmeni italia Sarchi u ekzekutua mbrëmjen e 27 shtatorit 2025 në aksin rrugor Nivicë –Salari në Tepelenë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *