Edi Rama zgjedh Arbër Hajdarin për Bashkinë e Tiranës
Arbër Hajdari duket se është i përzgjedhuri i Edi Ramës, përr Bashkinë e Tiranës.
Ajo që përflitej prej kohësh në media, është konfirmuar nga Erion Veliaj, në letrën e tij drejtuar Ramës, ditën e sotme.
Veliaj thotë se Rama i ka kërkuar që të heqë dorë nga Bashkia e Tiranës dhe detyrën e kryebashkiakut, t’i delegojë Arbër Hajdarit.
Kjo, në mënyrë që ky i fundit të bëhet gati për garën e 9 majit.
Sipas Veliajt, Rama i ka thënë nëpërmjet Toni Gogut: “Hiq dorë nga bashkia TR dhe delegoje (te Arbër Hajdari).
Veliaj natyrisht që nuk ka ndërmend të heqë dorë nga mandati i kryebashkiakut dhe i ka shpallur luftë publike Edi Ramës.
Ndaj ky i fundit duhet të presë deri në zgjedhjet e 9 majit, për të kandiduar Arbër Hajdarin për kryebashkiak të Tiranës.
Kuptohet, nëse do të jetë deri atëhere kryeministër.
Dhe nuk do të ketë ndërruar mendim për Hajdarin. (Thuaje.al)