14 Korrik, 2026

Edi Rama tërbohet me Erjon Braçen në mbledhjen e PS, pse nxjerr në Facebook plehrat që nuk pastrohen

 Edi Rama tërbohet me Erjon Braçen në mbledhjen e PS, pse nxjerr në Facebook plehrat që nuk pastrohen

Detaje të reja kanë dalë nga mbledhja me dyer të mbyllura e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, ku në fokus kanë qenë situata politike dhe protestat për Zvërnecin.

Burime nga mbledhja bëjnë me dije se kryeministri Edi Rama u ka kërkuar deputetëve të jenë më aktivë në rrjetet sociale dhe të komunikojnë më shumë punët e qeverisë.

Sipas tij, arritjet dhe investimet nuk po marrin vëmendjen e merituar në platformat online. “Ne nxjerrim një punë dhe nuk merr algoritëm”, mësohet të ketë deklaruar Rama.

Gjatë takimit nuk munguan as replikat me deputetin Erion Braçe. Kryeministri e kritikoi për postimet e vazhdueshme mbi problematikën e mbeturinave, duke i kujtuar se publikon vetëm koshat e mbushur me mbeturina dhe jo ata të pastruar.

Braçe iu përgjigj se vijon t’i publikojë këto raste pasi problematika ende nuk ka marrë zgjidhje.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *