Edi Rama: Shikoni çfarë kemi bërë në fshatin e Gjirokastrës, me financim nga shteti
Edi Rama ka postuar fotot e një agroturizmi në Golem të Gjirokastrës, që është financuar nga shteti.
“Agroturizëm Bizhga, në Golem të Picarit, Gjirokastër, një sipërmarrje familjare mes natyrës dhe mikpritjes tradicionale shqiptare
Në rreth 1,000 metra mbi nivelin e detit, këtu vizitorët gjejnë ajër të pastër, qetësi, peizazhe mbresëlënëse dhe shije me produkte të freskëta të zonës
E mbështetur nga AZHBR përmes Programit IPARD, kjo sipërmarrje ofron akomodim në 7 dhoma dhe po i shton Gjirokastrës një tjetër destinacion të bukur të turizmit rural”, shkruan Rama.



