21 Maj, 2026

Edi Rama, “mesazh” Braçes të tërhiqet nga kandidatura për Bashkinë e Tiranës

 Edi Rama, “mesazh” Braçes të tërhiqet nga kandidatura për Bashkinë e Tiranës

Kryeministri Edi Rama është takuar me socialistët e Njësisë 4 në kryeqytet, në turin që ka nisur me grupet e Tiranës, për atë që ai e quan rienergjizim të strukturave. Ky vendim vjen menjëherë pas mbledhjes së Asamblesë së PS, ku ekipi i kryeqytetit u riformatua.

Interesant është fakti se, ndërsa deputeti dhe një ndër politikanët më me ndikim në Partinë Socialiste, Erion Braçe ka shprehur publikisht interes për të garuar kandidat për Bashkinë e Tiranës, Edi Rama është shfaqur sot në krah të Ogerta Manastirliut.

Sipas vendimit të fundit të Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, drejtuesit e Njësisë 4 në Tiranë janë socialistët Blerina Gjylameti dhe Eduard Shalsi.

Por shfaqja dhe e Manastirliut aty, krah Ramës, flet qartë se kë ka në mendje Rama, për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e ardhshme.

Ky është një mesazh direkt për Braçen, se e përzgjedhura e Ramës është pikërisht Manastirliu.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *