21 Maj, 2026

Edhe ti je kuçkë!

 Edhe ti je kuçkë!

Nga Bledi Mane

Po pra, edhe ti je kuçkë.

Ti që gjasme u ofendove kur e dëgjove këtë fjalë në ekran.

Ti hipokritja që e përdor këtë fjalë në krevat me burrin, në zyrë me shefin, në kafe me shoqet, në makinë kur ka trafik.

Ti je kuçkë se je hipokrite, gënjen veten, askush nuk beson në ndërgjegjen apo në fjalorin tënd puritan. Je kuçkë se në rrjetet sociale shet ndershmëri e në realitet ul brekët për interes.

Kuçkë je edhe ti mashkulli shqiptar që bëje sikur qaje ditën kur vdiqën dy vogëlushët në Durrës nga aksidenti.

Je kuçkë se çdo ditë e nget makinën si ordiner, je kuçkë se çdo ditë nuk respekton rregullat e qarkullimit rrugor, je kuçkë se semafori yt ka vetëm tre ngjyra jeshile, je kuçkë se bën moral në facebook e në realitet plagos, gjakos e vret me makinën tënde derisa bën gjëmën.

Ti aty lart dhe ky këtu poshtë jeni njëra më kuçkë se tjetri, jeni të dy në embrion njëlloj pavarësisht gjinisë dhe lotëve hipokritë që derdhni.

Të dy bashkëfajotorë e të dy bashkëvuajtës pra me një fjalë jeni kuçka pa din e pa iman!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *