26 Gusht, 2026

E rëndë në Sarandë: Babai shtyp aksidentalisht vajzën e tij 4-vjeçare

 E rëndë në Sarandë: Babai shtyp aksidentalisht vajzën e tij 4-vjeçare

Një ngjarje tragjike është shënuar mëngjesin e kësaj të diele në Ksamil, ku një e mitur ka humbur jetën pasi është goditur aksidentalisht nga automjeti që drejtohej nga babai i saj.

Burime për mediat bëjnë me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur në një parkim privat, ku 4-vjeçarja është goditur aksidentalisht nga i ati i cili ishte duke kryer një manovër me mjetin e tij në ato momente.

Fatkeqësisht, si pasojë e plagëve të marra e mitura humbi jetën, ndërkohë që i ati është shoqëruar në Komisariat.

Policia e Sarandës ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes dhe për të dokumentuar dinamikën e aksidentit tragjik.

“Rreth orës 11:30, në një parkim privat, pranë plazhit në Ksamil, shtetasi E. M., duke kryer manovrën e parkimit me automjetin tip “Audi”, dyshohet se ka goditur aksidentalisht vajzën e tij, 4 vjeçe. S

i pasojë e përplasjes, e mitura ka humbur jetën në vendngjarje. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e nevojshme hetimore për dokumentimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, deklaroi Policia.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *