24 Gusht, 2026

E pabesueshme: 36-vjeçarja e shpallur në kërkim arrestohet në Sarandë duke bërë plazh

 E pabesueshme: 36-vjeçarja e shpallur në kërkim arrestohet në Sarandë duke bërë plazh

Policia ka arrestuar në Sarandë një shtetase turke të shpallur në kërkim ndërkombëtar, me qëllim ekstradimin e saj drejt Turqisë.

Bëhet fjalë për shtetasen Julide Yazici e cila është dënuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda e Stambollit me 4 vjet e 2 muaj burgim për veprat penale “Dhënia e ndihmës logjistike për organizatë terroriste” dhe “Pjesëmarrja në grupe terroriste”.

Ajo ishte duke bërë plazh, kur u arrestua.

Po ashtu, Policia Kufitare e Sarandës arrestoi një shtetas për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”, ndërsa katër persona të tjerë u proceduan në gjendje të lirë për kalim të paligjshëm të kufirit dhe posedim të armëve sportive.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *