E kërcënuan dhe tentuan ta godisnin me makinë, Mero Baze në gjyq me djemtë e Tritan Shehut
Gazetari Mero Baze do të përballet në gjyq me dy djemtë e Tritan Shehut, pasi disa vite më pare e kërcënuan dhe tentuan ta godisnin me makinë.
“Dje më ka ardhur një fletëthirrje nga Gjykata, e cila më njofton se në datën 26 qershor, gjykata do të shqyrtojë një kallëzim timin në polici, që prokuroria e ka nisur si hetim penal që në vitin 2010.
Bëhet fjalë për dy djem idiotë të një deputeti, i cili është ende në parlament, të cilët tentuan të qëllonin veturën time duke më kërcënuar, sepse gazeta kishte përmendur babain e tyre për një episod poshtërues në vitin 1997.
Mbaj mend se në vendngjarje, te sheshi “Willson”, u gjend një patrullë policie, e cila e pa skenën dhe mori kallëzimin tim së bashku me dëshmitë e personave aty.
Ata ja patën referuar prokurorisë, por prokurorët nuk vepruan, pasi prokuroria atëherë ishte e gjitha nën kontrollin e Berishës.
Fiks sot, pas 16 vitesh, prokuroria e ka çuar çështjen për pushim në gjykatë. Mirë ka bërë, se e kisha harruar fare”, shkruan Mero Baze.