E akuzoi se mori 6 mln lekë, Gent Progni i nxjerr “të palarat” Alfred Cakos: Ja fondet që ka marrë nga shteti
Në rrjet ka plasur një luftë e egër mes Alfred Cakos dhe disa prej organizatorëve të protestës.
Pas akuzave të këtij të fundit ndaj Gent Prognit, ky i fundit ka reaguar ndaj Cakos, duke nxjerrë disa të dhëna, që sipas tij, tregojnë se Cako ka marrë fonde nga shteti.
“Ja pae sulmon Cako se eshte lepires dhe pjese e sistemit te korruptuar”, shkruan Progni.
Cako ndërkohë, në përgjigjie, thotë se ka jetuar vetëm nga puna e tij.
“Dhe e fundit, mblidhuni të gjithë këllirat e Sorosit, mua smë gjeni një lek haram
Unë kam punuar 17 vjet në minierë, kam qenë 2 vjet ushtar në xhenjo, kam thirrur i pari më 8 Dhjetor si student E duam Shqipërinë si gjithë Europa, kam qenë Sekretar i Përgjithshëm e deputet i Ballit Kombëtar në opozitë me Nanon e Saliun bashkë (kërkoni në Kuvend sa Projektligje për dekomunistizim kam futur, Rezolutën për Çamërinë), pastaj përgjegjës sektori 1,5 vjet në ATK, Nëndrejtor 2 muaj në DPM (u largova në luftë me ministrin Genc Ruli), gati 2,5 vjet Kryeauditues në KLSH nga dhashë dorëheqjen se doja të luftoja Plandeminë e shpëtoja njerëzit nga helmi i vraskinave, pastaj në sektor privat me shtëpinë time botuese Helga’sSecrets deri më sot duke e mbajtur familjen me nder e me panaire libri qytet më qytet qysh nga viti 2008.
Veç rrogës në detyrat e mija shtetërore, në sektorin privat zero tendera, zero lekë nga të huajt. Kam rrojtur me djersën e ballit si përkthyes, redaktor e botues.
Që të mos lodheni shumë fundërinat e Soros”, shkruan Cako.