21 Maj, 2026

Dy vëllezër në Përmet i godasin makinën 19-vjeçarit, Policia nis procedim penal

 Dy vëllezër në Përmet i godasin makinën 19-vjeçarit, Policia nis procedim penal

Policia e Përmetit ka proceduar penalisht dy vëllezër, pasi kanë goditur automjetin e një 19-vjeçari.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Përmet, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit A. T., 36 vjeç dhe A. T., 41 vjeç, të dy banues në Përmet, vëllezër, pasi dyshohet se për motive të dobëta, në Lagjen e Re, kanë ndaluar dhe kanë goditur me sende të forta automjetin që drejtohej nga shtetasi A. Q., 19 vjeç, banues në Përmet.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme”, bën me dije policia.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *